Teatri "ALEKSANDËR MOISIU"

Në 11 janar 1953, Durrësi, ky qytet me një histori tremijë vjeçare do të themelonte teatrin e parë profesionist.

Pas "Teatrit Popullor" në Tiranë, Teatrit "Migjeni" në Shkodër, "Teatrit A.Z.Çajupi" në Korçë, Durrësi ishte i katërti qytet ku u themelua Teatri profesionist i pagëzuar me emrin e aktorit të madh me famë botërore dhe banor për një kohë të shkurtër në qytetin tonë, "Aleksandër Moisiu".

Ishin 14 aktorë, një pjesë e mirë tepër të angazhuar në lëvizjen amatore, të cilët themeluan këtë teatër : Nikolin Xhoja, Meropi Xhoja, Athanas Xhimitiku, Spiro Urumi, Teodor Rupi, Vlash Kalavaci, Semiha Ishmi, Bernardina Qerraxhia, Kolë Tafili, Dhimitër Spiru, Sotir Afezolli, Ferial Alibali, Llazar Murati dhe Kostë Lezhja.

Shtëpia e parë e teatrit durrsak ishte ish-kinema "14 nëntori" (Sot supermarket Conad)

Për të gjithë ata që ende nuk kanë qenë asnjëherë në Teatër, mos harroni, diçka e mrekullueshme mungon në jetën tuaj!
Ju presim!