🌿 Rreth Tabanit të Labërisë:
Tabani i Labërisë është një kanal i destinuar për ruajtjen, promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të krahinës së Labërisë. Me rrënjë të thella në zakonet, këngët, meloditë dhe jetën tradicionale të Labërisë, ky kanal sjell pranë jush pamje të rralla, tinguj autoktonë dhe histori të vërteta nga toka e burrave të besës e këngëtarëve të shpirtit.
🎥 Çdo video është filmuar me dashuri dhe respekt për autenticitetin – nga fshatra të lashtë e deri në thellësitë e maleve të Labërisë.
🎶 Audioja që shoqëron videot përzgjidhet me kujdes, duke përdorur këngë të vjetra labe, melodi të cylës dyjare apo iso-polifoni që na kujtojnë kush jemi dhe nga vijmë.
Ne nuk sjellim thjesht pamje, por trashëgimi të gjallë.
Tabani Labërisë – aty ku zëmra flet, dhe kënga nuk shuhet.
Nëse keni ndonjë këshillë ose pa kënaqësi, jeni të lutur të kontaktoni në nr:0695564338
👉 Abonohu për të ndjekur më shumë materiale origjinale nga zemra e Labërisë.
👉 BËNI SUBSCRIBE
Tabani Labërisë
KAMARIERI
Në mëngjes sa çel agimi,
dalin burrat nga shtëpia.
Zën e ulen në lokale,
Nuk ndahen nga shoqëria
Afrohet dhe kamarieri,
mirmëngjes zotrinj si jeni.
Një nga një i pyet me radhë,
ç’farë do pini ,ç’farë do merni
Kush kafe e kush raki,
zë e ndizet muhabeti.
Kur vjen koha për tu ngritur,
hedhin sytë nga njëri-tjetri.
Miljonat në muhabete,
der në mbrëmje shkrihen gaz.
Në xhep kan vetëm “ alete”,
përdit i njëjti avaz.
Fusin duart nëpër xhepa,
asnjë monedh s’trokëllin.
Rrin si të bukur mendera,
sa pin kafen dhe rakin.
Ngrihen ikin pa paguar,
me nga një gazet në duar.
Griset cipa griset nderi,
I paguan KAMARIERI..
E Shtunë 27/12/2025
( Tabani Labërisë )
@sonilavoda2919 @Çika-u6y @-MediterraneoTV. @AlbertVideomaker @VloraTv @Dardania-t9y @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @ShijePeisazheAlbania @DailyDurrës @AlborginalTV
17 hours ago | [YT] | 8
View 4 replies
Tabani Labërisë
( @VloraTv • Id ago
Sa te jete chatgpt-tia vuuu do vej poezia nga bota dhe shqiperia, hajde ta gezoj rinia )
————————————————-
“ PËRGJIGJE PËR MIKUN TIM “
Po si more miku im,
dyshon për talentin tim.
The,përdor chatgpt-in
për të bërë poezin.
Jo ,për besë se më qëllove,
dhe te plaga më ngacmove.
Mbase s’jam shumë mendjehollë
Po kam edhe pakëz shkollë.
T’i e di nga labëria,
s’do shumë mend poezia.
I shkruajim nja dy tri vija,
e kemi nga perëndia.😉
Prandaj hajde miku im,
një cop herë në skel të rrim.
Dhe të pim ndonjë kafe,
se chati nuk është për ne.😂
E premte 26/12/2025
( Tabani Labërisë )
@-MediterraneoTV. @AlbertVideomaker @VloraTv @Dardania-t9y @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @ShijePeisazheAlbania @DailyDurrës @AlborginalTV@sonilavoda2919@Çika-u6y
1 day ago (edited) | [YT] | 7
View 5 replies
Tabani Labërisë
“PAZARI I FJALËVE”
Në mëngjes pa dal mir dielli,
dalin plakat në ballkon.
Hedhin syt nga trotuari,
shikojin se kush kalon.
Fjalë fjal me njëra - tjetrën,
kush je ti e kush jam unë.
Nga ballkoni në ballkon,
Kush e kush të flas më shumë.
Ndaj kur je i shoqëruar,
se shkon dot trotuarin.
Pa bërë dy a tri hapa,
fillojnë fjalët bëjn pazarin
Cili është ai në krah,
vall me kë është shoqëruar.
Shiko veshjen si e ka,
kjo rinia është tërbuar😉.
Mbajta këmbët e u fola,
me rinin ç’punë kini.
Mos e keni nga inati.
a nga mosha që dot s’vini😉.
E PREMTE 26 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë )
@Çika-u6y @-MediterraneoTV. @AlbertVideomaker @VloraTv @Dardania-t9y @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @ShijePeisazheAlbania @-Laberiasongs @DailyDurrës @AlborginalTV @TabaniLabërisë @sonilavoda2919
1 day ago (edited) | [YT] | 9
View 7 replies
Tabani Labërisë
“VLORA ME HALLE”
U mbushe moj Vlora jon,
plotë me skrepa e kamion.
Prishën rrugë e trotuatre,
t’a shpalosën nurin fare.
Të kafshuan në ç’do anë,
si qen duan të të hanë.
Me zinxhir t’a lidhën gushën,
të pa ngopur xhepat mbushën.
Politik e qelbur do diegur në flak,
Vlora këtë nuk e kishte hak.
I le si të mjerë nga dy pleq në prak.
Rinin ja përzure,ja le djepin that.
Vlora jonë qytet me nam,
nami jot ka mar dynjan.
Nuk t’a ulin dot posht nurin,
Se ke besën dhe flamurin.
Kur do vij dita e bukur,
të të shoh dhe ty të lumtur.
Të harrosh gjithçka që hoqe,
Dhe të radhitesh me shoqe.
E Enjte 25 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë)
@VloraTv @Dardania-t9y @-MediterraneoTV. @AlbertVideomaker @sonilavoda2919 @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @ShijePeisazheAlbania @DailyDurrës @Alboscape @AlborginalTV @TabaniLabërisë @3blova @-Laberiasongs@Çika-u6y
2 days ago (edited) | [YT] | 12
View 10 replies
Tabani Labërisë
“ ËNDËRRA TINZARE”
Bie telefoni,
një herë në mesnatë.
I lodhur i ngordhur,
kisha rënë në shtrat.
Me sy të përgjumur,
në botën e humbur.
Lozja si me mbretër,
po në botën tjetër.
Cër-cër-cër i ziu,
kishte kohë që binte.
Sytë i kisha mbyllur,
por mendja s’më flinte.
Me princeshën fola,
u bëra dhe dhëndër.
Po kur hapa sytë,
ishte veç një ëndërr.
E Mërkurë 24 Dhjetor 2025
(Tabani Labërisë)
@-MediterraneoTV. @Alboscape @AlbertVideomaker @VloraTv @Dardania-t9y @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @sonilavoda2919 @ShijePeisazheAlbania @DailyDurrës @TabaniLabërisë
3 days ago (edited) | [YT] | 9
View 6 replies
Tabani Labërisë
“ BIONDJA KAÇURRELE ”
Diku afër fshatit,
një bionde kam parë.
Dhe i lutem fatit,
biondinën të marë.
Mu afrua pranë ,
ëmbël më buzëqeshi.
Me lule plotë vesë,
u mbush i gjithë sheshi
Syri saj i bukur,
shkëlqen si kristal.
Me bel të këputur,
diamant i rrallë.
E bukur si zanë,
si një lule dele.
Ne mendje më mbeti,
biondja kaçurrele.
E Martë 24 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë )
@-MediterraneoTV. @TabaniLabërisë @VloraTv @ShijePeisazheAlbania @AlbertVideomaker @AlborginalTV @DailyDurrës @Dardania-t9y @AlvaroÇenko @ALBANIAN.NEW.ARTISTS @Visit_Vlora__ @-Laberiasongs@Alboscape
3 days ago (edited) | [YT] | 9
View 4 replies
Tabani Labërisë
Mos harroni të bëni subscribe miq
👇
youtube.com/shorts/KnnmltG_Yk...
4 days ago | [YT] | 6
View 2 replies
Tabani Labërisë
Urime princesh Nikita….! Jeto dhe bëje krenar babin tënd 🥹🥹🙏👏👏👏
3 weeks ago | [YT] | 3
View 1 reply
Tabani Labërisë
🤗😇 Have you seen this???
*Tabani Labërisë* Sent you a surprise message🎁
💁 *open this*
👇👇👇👇
ketofill.com/al/?n=Tabani-Labërisë&t=w
4 weeks ago | [YT] | 3
View 0 replies
Tabani Labërisë
youtube.com/shorts/HKydl1R9eI...
Rezarta Hoxha-Faleminderit që këndove për këtë”NËNË”heroinë e cila me sy mbyllur”PA”gjithë BOTËN🙏🥹
1 month ago | [YT] | 5
View 0 replies
Load more