Tabani Labërisë

🌿Tabani i Labërisë është një kanal i destinuar për ruajtjen, promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të krahinës së Labërisë.

Me rrënjë të thella në zakonet, këngët, meloditë dhe jetën tradicionale të Labërisë, ky kanal sjell pranë jush pamje të rralla, tinguj autoktonë dhe këngë labe nga të gjitha krahinat shqiptare

🎥 Çdo video është filmuar me dashuri dhe respekt për autenticitetin – nga fshatra të lashtë e deri në thellësitë e maleve të Labërisë.Audioja që shoqëron videot përzgjidhet me kujdes, duke përdorur këngë të vjetra labe, melodi të cylës dyjare apo iso-polifoni që na kujtojnë kush jemi dhe nga vijmë.
Ne nuk sjellim thjesht pamje, por edhe ruajim të gjallë trasgëgimin tonë kulturore

Nëse keni ndonjë këshillë ose pa kënaqësi, jeni të lutur të kontaktoni qoftë edhe me një sms në komentin e videos
👉 Abonohu për të ndjekur më shumë materiale origjinale nga zemra e Labërisë.
👉 BËNI SUBSCRIBE


Tabani Labërisë

Nusja dhe Vjerra

Fjalë - fjalë nusja dhe vjerra,
një në qosh tjetra te dera.
Të dyja nga fjalët zunë,
kush je ti e kush jam unë.

Thot vjerra kur isha vajzë,
mbaja një duvak mbi ballë.
Jo si këto nuse sotë,
zbërthyer si mos o zot.

Hidhet nusja edhe thotë,
t’i moj vjerrë se njeh këtë botë.
Ka ndryshuar koha sotë,
minifundet janë në modë.

Do t’i them djalit moj nuse,
të të mbaj me frë e hundse.
S’shkohet kështu drejt Evropës,
mos u bëni gaz i botës.

Djali yt o moj vjerrë,
s’është ai që t’i ke pjellë.
Ka ndryshuar krejt në sua,
nga dita që mori mua.

E Diel 11 Dhjetor 2026
( Tabani Labërisë )

‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@AlborginalTV‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ​⁠‪@Çika-u6y‬

6 days ago (edited) | [YT] | 10

Tabani Labërisë

Tragjedia e Himarës
E Hënë 21 Maj 2012 , ku humbën jetën 13 studente
të Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan 🥹

ELEGJI

U nisët për ekspedit,
bijë moj bijë e nënës-o.
E zeza ju bëri pritë,
bijë moj bijë e nënës-o.

U nisët nga Elbasani,
nëpër qytete kaluat.
Në Himarë te qaf e Vishës,
në humnerë përfunduat.

Kuje kuje u drodh mali,
dhe Hëna dritën e humbi.
Trembëdhjetë yje i ndali,
Mortja themelet i tundi.

Lutet baba,vajton nëna,
të lutem kthema o zot.
Se e kam të vetmen dritë,
dhe pa të nuk jetoj dot.

Pse moj bijë hapin e ndale,
ç’pate vallë pse u pengove.
Babin ngarkove me halle,
as për nënën nuk mendove.

Ngehu bijë të të puth nëna,
të të shoh plagët e marra.
T’i mjekoj me qumësht gjiri,
dhe të vdes nëna e para.

E Shtunë 10 Dhjetor 2026
( Tabani Labërisë )

‪@KlejdjoNgjela‬ ‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@AlborginalTV‬ ‪@Çika-u6y‬ ‪@sonilavoda2919‬

1 week ago (edited) | [YT] | 13

Tabani Labërisë

🌲🌲🌲Gëzuar vitin e ri 2026🌲🌲🌲

Gëzuar o miq ,
dhe qoftë vit i mbarë.
Paçi veç mirësi,
dhe jetën behar.

T’ia kaloni mirë,
me shok e me miq.
Dhuroni mirësi,
për të mirë e të liq.

Dërgoni urimin,
te të gjithë miqt tuaj.
Mos ecni me mendimin,
po s’më shkroi si shkruaj.

Nuk fitoni gjë,
veç shpirti ju tkurret.
Unë fola ç’farë di,
ju merni ç’farë ju duhet.

E Mërkurë 31 Dhjetor 2025
🌲🌲Tabani Labërisë🌲🌲


‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@AlborginalTV‬ ​⁠‪@sonilavoda2919‬‪@KlejdjoNgjela‬

2 weeks ago (edited) | [YT] | 19

Tabani Labërisë

KAMARIERI

Në mëngjes sa çel agimi,
dalin burrat nga shtëpia.
Zën e ulen në lokale,
Nuk ndahen nga shoqëria

Afrohet dhe kamarieri,
mirmëngjes zotrinj si jeni.
Një nga një i pyet me radhë,
ç’farë do pini ,ç’farë do merni

Kush kafe e kush raki,
zë e ndizet muhabeti.
Kur vjen koha për tu ngritur,
hedhin sytë nga njëri-tjetri.

Miljonat në muhabete,
der në mbrëmje shkrihen gaz.
Në xhep kan vetëm “ alete”,
përdit i njëjti avaz.

Fusin duart nëpër xhepa,
asnjë monedh s’trokëllin.
Rrin si të bukur mendera,
sa pin kafen dhe rakin.

Ngrihen ikin pa paguar,
me nga një gazet në duar.
Griset cipa griset nderi,
I paguan KAMARIERI..

E Shtunë 27/12/2025
( Tabani Labërisë )

‪@sonilavoda2919‬ ‪@Çika-u6y‬ ‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@AlborginalTV‬

3 weeks ago | [YT] | 11

Tabani Labërisë

( @VloraTv • Id ago
Sa te jete chatgpt-tia vuuu do vej poezia nga bota dhe shqiperia, hajde ta gezoj rinia )
————————————————-
“ PËRGJIGJE PËR MIKUN TIM “

Po si more miku im,
dyshon për talentin tim.
The,përdor chatgpt-in
për të bërë poezin.

Jo ,për besë se më qëllove,
dhe te plaga më ngacmove.
Mbase s’jam shumë mendjehollë
Po kam edhe pakëz shkollë.

T’i e di nga labëria,
s’do shumë mend poezia.
I shkruajim nja dy tri vija,
e kemi nga perëndia.😉

Prandaj hajde miku im,
një cop herë në skel të rrim.
Dhe të pim ndonjë kafe,
se chati nuk është për ne.😂

E premte 26/12/2025
( Tabani Labërisë )

‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@AlborginalTV‬‪@sonilavoda2919‬‪@Çika-u6y‬

3 weeks ago (edited) | [YT] | 9

Tabani Labërisë

“PAZARI I FJALËVE”

Në mëngjes pa dal mir dielli,
dalin plakat në ballkon.
Hedhin syt nga trotuari,
shikojin se kush kalon.

Fjalë fjal me njëra - tjetrën,
kush je ti e kush jam unë.
Nga ballkoni në ballkon,
Kush e kush të flas më shumë.

Ndaj kur je i shoqëruar,
se shkon dot trotuarin.
Pa bërë dy a tri hapa,
fillojnë fjalët bëjn pazarin

Cili është ai në krah,
vall me kë është shoqëruar.
Shiko veshjen si e ka,
kjo rinia është tërbuar😉.

Mbajta këmbët e u fola,
me rinin ç’punë kini.
Mos e keni nga inati.
a nga mosha që dot s’vini😉.

E PREMTE 26 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë )

‪@Çika-u6y‬ ‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@-Laberiasongs‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@AlborginalTV‬ ‪@TabaniLabërisë‬ ‪@sonilavoda2919‬

3 weeks ago (edited) | [YT] | 11

Tabani Labërisë

“VLORA ME HALLE”

U mbushe moj Vlora jon,
plotë me skrepa e kamion.
Prishën rrugë e trotuatre,
t’a shpalosën nurin fare.

Të kafshuan në ç’do anë,
si qen duan të të hanë.
Me zinxhir t’a lidhën gushën,
të pa ngopur xhepat mbushën.

Politik e qelbur do diegur në flak,
Vlora këtë nuk e kishte hak.
I le si të mjerë nga dy pleq në prak.
Rinin ja përzure,ja le djepin that.

Vlora jonë qytet me nam,
nami jot ka mar dynjan.
Nuk t’a ulin dot posht nurin,
Se ke besën dhe flamurin.

Kur do vij dita e bukur,
të të shoh dhe ty të lumtur.
Të harrosh gjithçka që hoqe,
Dhe të radhitesh me shoqe.

E Enjte 25 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë)


‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@sonilavoda2919‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@Alboscape‬ ‪@AlborginalTV‬ ‪@TabaniLabërisë‬ ‪@3blova‬ ‪@-Laberiasongs‬‪@Çika-u6y‬

3 weeks ago (edited) | [YT] | 14

Tabani Labërisë

“ ËNDËRRA TINZARE”

Bie telefoni,
një herë në mesnatë.
I lodhur i ngordhur,
kisha rënë në shtrat.

Me sy të përgjumur,
në botën e humbur.
Lozja si me mbretër,
po në botën tjetër.

Cër-cër-cër i ziu,
kishte kohë që binte.
Sytë i kisha mbyllur,
por mendja s’më flinte.

Me princeshën fola,
u bëra dhe dhëndër.
Po kur hapa sytë,
ishte veç një ëndërr.

E Mërkurë 24 Dhjetor 2025
(Tabani Labërisë)



‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@Alboscape‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@VloraTv‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@sonilavoda2919‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@TabaniLabërisë‬

3 weeks ago (edited) | [YT] | 11

Tabani Labërisë

“ BIONDJA KAÇURRELE ”

Diku afër fshatit,
një bionde kam parë.
Dhe i lutem fatit,
biondinën të marë.

Mu afrua pranë ,
ëmbël më buzëqeshi.
Me lule plotë vesë,
u mbush i gjithë sheshi

Syri saj i bukur,
shkëlqen si kristal.
Me bel të këputur,
diamant i rrallë.

E bukur si zanë,
si një lule dele.
Ne mendje më mbeti,
biondja kaçurrele.

E Martë 24 Dhjetor 2025
( Tabani Labërisë )


‪@-MediterraneoTV.‬ ‪@TabaniLabërisë‬ ‪@VloraTv‬ ‪@ShijePeisazheAlbania‬ ‪@AlbertVideomaker‬ ‪@AlborginalTV‬ ‪@DailyDurrës‬ ‪@Dardania-t9y‬ ‪@AlvaroÇenko‬ ‪@ALBANIAN.NEW.ARTISTS‬ ‪@Visit_Vlora__‬ ‪@-Laberiasongs‬‪@Alboscape‬

3 weeks ago (edited) | [YT] | 11

Tabani Labërisë

Mos harroni të bëni subscribe miq
👇
youtube.com/shorts/KnnmltG_Yk...

3 weeks ago | [YT] | 7