Syri Televizion është kanali informativ 24 orë në 7 ditë të javës dhe ka nisur transmetimet e para në Prill 2020. Objektivat e këtij televizion janë ushtrimi i veprimtarisë radio-televizive, që konsiston në krijimin e një rrjeti me shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes frekuencave dixhitale tokësore, satelitore dhe kabllore. SYRI sjell të vërtetën pa kompromis dhe pa dorashka në ekranin e publikut shqiptar. Edicionet e lajmeve dhe emisionet transmetohen në studio moderne, me teknologji të fundit. Emra të spikatur të ekranit shqiptar dhe fushës së gazetarisë janë pjesë e Syri Televizion, janë personalitete dhe profesionistë të cilët kanë prioritet interesin e gjerë publik. Syri Televizion sjell nëpërmjet reporterëve nga i gjithë vendi, ngjarjet dhe informacionet e fundit në kohë reale.
Syri Televizion, Syri Juaj!



SYRI TV

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal;
(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.

Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.
...
#SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #PD

2 months ago | [YT] | 60

SYRI TV

Rama lë nam në sy të von der Leyen, i thyhet foltorja e konferencës në dorë
https://youtu.be/jlu1y69Sck8

2 months ago | [YT] | 0

SYRI TV

Sa besim keni se Shqipëria futet në BE brenda 2030?

2 months ago | [YT] | 111

SYRI TV

Dështimi i arsimit, Boçi: Universiteti i Tiranës lihet jashtë në renditjen e raportit për arsimin

www.youtube.com/watch?v=aTVY5WiLzmc

2 months ago (edited) | [YT] | 2

SYRI TV

Debat në 'Kafe Shqeto'!
https://youtu.be/wY8u_9u515k

3 months ago | [YT] | 5

SYRI TV

Angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike, Berisha: Vjedhja e tokave nga Xhaçka-Rama-Nushi...

https://www.youtube.com/watch?v=wNqbZ...

#SyriTv #LajmeSyri #SaliBerisha #PD #Opozita #Turizem

8 months ago | [YT] | 5

SYRI TV

Refuzimi i aeroportit të Vlorës nga Mynihu/ Berisha: Shkon lubia thotë që ky është aeroporti më...

https://www.youtube.com/watch?v=Nrvo0...

#SyriTv #LajmeSyri #SaliBerisha #PD #Opozita #Turizem

8 months ago | [YT] | 10

SYRI TV

Sa besim keni tek KQZ për menaxhimin e ndershëm të zgjedhjeve të 11 Majit?

8 months ago | [YT] | 160

SYRI TV

Rrjeti televiziv gjerman ZDF ka transmetuar një dokumentar i cili ngre pikëpyetje të mëdha mbi aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Dokumentari evidenton rënien e demokracisë nën qeverisjen e Edi Ramës dhe kthimin e Shqipërisë në pikë tranziti të drogës për në vendet e Bashkimit Europian. Dokumentari thekson kontrollin e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe përdorimin e saj për goditjen politike të drejtuesve të opozitës. Po ashtu theksohet se bota e krimit është në gjendje që të përcaktojë edhe ministrat në kabinetet e Edi Ramës.



Videon e gjeni duke klikuar linkun: youtube.com/watch?v=lEgM2



...
#SyriTv #SyriNet #ZDF #BashkimiEuropian #Shqiperi #Dokumentar

8 months ago | [YT] | 71

SYRI TV

Kompanitë e Vilma Nushit vijojnë të përfitojnë tendera të majmë nga qeveria. Me nisjen zyrtare të fushatës elektorale, kompania 'Marketing and Distribution' ka përfituar një tender me vlerë totale prej 700 mijë eurosh nga OSHEE, institucion në varësi të ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku. Gjatë ditëve të fushatës, kjo kompani ka përfituar tendera publikë edhe nga Bashkia e Kamzës, Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera publike. Vilma Nushi cilësohet si një nga biznesmenet e preferuara të qeverisë, së cilës Kryeministri Edi Rama i dha koncesionin e Check-Up-it, i cili aktualisht po hetohet nga SPAK.


Videon e gjeni duke klikuar linkun: https://youtu.be/ETiySNG9ZOE
...
#SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #SPAK #EdiRama #VilmaNushi #OSHEE

8 months ago | [YT] | 33