Klinika Dermolife


Poliklinika Dermolife ka nisur aktivitetin e saj më 5 dhjetor 2002, themeluar nga doktoresha e mirënjohur dermoestetiste Dr. Lida Hoxha, e cila ka revolucionarizuar konceptin e dermoestetikës në Shqipëri, duke sfiduar tabutë dhe duke ofruar shërbime estetike sipas standardeve perëndimore.

Një nga shtyllat kryesore të klinikës është departamenti i kirurgjisë estetike, plastike dhe rikonstruktive, i zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me kirurgë italianë me eksperiencë shumëvjeçare dhe karrierë ndërkombëtare. Për më shumë se 23 vite, Dermolife ka ofruar të gjitha llojet e kirurgjisë plastike, duke trajtuar raste të ndryshme të rimodelimit trupor dhe facial, si edhe pacientë që kanë kapërcyer mbipeshën apo pasojat e bullizmit.

Përveç kirurgjisë plastike, Dermolife ofron një gamë të gjerë trajtimesh estetike, si dhe shërbime në kirurgjinë e përgjithshme, bariatrike dhe vaskulare, të zhvilluara me rigorozitet dhe inovacion.