GotaNews.TV është media më e klikuar dhe inovative në tregun mbarë shqiptarë. E orientuar ekskluzivisht në botën e lajmeve të aktualitetit nga vendi dhe bota ku përfshihen lajmet politike, ekonomike, kulturore, lifestyle etj. Falë stafit të saj të dedikuar sot numëron dhjetëra mijëra vizitorë ditorë nga Shqipëria dhe Diaspora. Duke u bazuar tek serioziteti, bashkëpunimi dhe përkushtimi, GotaNews ka arritur të publikojë me profesionalizëm lajme, intervista, informacione dhe rubrika të ndryshme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pa pagesë në platformat web, aplikacion mobile, youtube, facebook dhe instagram.
Gota News Albania
Adriatik Lapaj: Shabani nuk lejoi qe mandati ta merte e dyta me e votuara e Shqiperia Behet
#shqiperiabehet #gotanewsalbania #adriatiklapaj
5 months ago | [YT] | 0
View 0 replies
Gota News Albania
Turpi i policise që duhet ta shikojmë në sy!
Shqipëri–Serbi 0-0. Ekipi kombëtar bëri një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Çdo shqiptar i ndërgjegjshëm kërkonte një fitore, sepse çdo përballje sportive me përfaqësues të shteteve që kanë kryer krime çnjerëzore ndaj shqiptarëve duhet të na ngjallë një dëshirë për të fituar simbolikisht, në çdo aspekt dhe në çdo rast.
Fatkeqësisht, sa herë që këto përballje ndodhin, dalin njëkohësisht në pah një lumë “intelektualësh” e “pushtetarësh” që bëjnë thirrje për qetësi, me lajtmotivin se duhet të bëjmë gjithçka për të mos treguar asnjë emocion, sepse “është thjesht futboll”. Një ministër i Brendshëm që synon t’i mbivendosë etikën ndjenjave që burojnë nga qindra trauma të trashëguara brez pas brezi! Po ky ministër “politik”, Ervin Hoxha, që mobilizoi gjithë administratën e tij për të mbledhur 20,151 vota pa dalë asnjë ditë në publik me zë e figurë, na thotë se flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prish etikën e ndeshjes.
Turp për ministrin.
Turp për policin që, nën urdhra, shet votën dhe përdhos simbolet kombëtare.Por turp edhe për ne, që gjatë historisë sonë kemi vënë në krye këta njerëz që e lanë Shqipërinë të vogël, të dobët dhe kokulur.
Turp për Presidentin që i ankohet Erdoganit për zyrat e Presidencës.
Turp për Kryeministrin që, duke iu gjunjëzuar të huajve, mban në këmbë një qeveri me njerëz të paaftë, pa identitet, pa ndërgjegje, që e gërryejnë shtetin shqiptar nga brenda.
Patjetër që ndeshja duhet të mbahej në korniza qytetare, por qytetari ka të drejtë dhe detyrë të mbajë lart simbolet kombëtare. Falë atyre simboleve, qindra mijëra burra e gra janë frymëzuar dhe kanë dhënë jetën, që ne të kishim një shtet të lirë sot.
Fëmija im nuk do ta meritonte bukën që do t’i sillja në shtëpi si polici që zbatova një urdhër për të shkulur simbolet kombëtare. Fëmija im duhet të rrijë pa bukë, nëse e vetmja formë që unë kam për të sjellë para në shtëpi është të shes ndërgjegjen time, në çdo dimension. Unë jam shqiptar sepse më 30 tetor 1912, shqiptarët e krahinave të Lumës, Hasit dhe Gjakovës ndalën ushtrinë serbe që tentonte të shuante shtetin modern shqiptar në gjenezë. Unë jam shqiptar sepse më 5 mars 1998, në Prekaz, familja legjendare me në krye Adem Jasharin i rezistoi për 52 orë ushtrisë serbe të pajisur me artileri dhe qindra ushtarë.
Kjo nuk është nacionalizëm, kjo është thirrje për mbijetesë. Historia botërore është e mbushur me shuarjen e kombeve të vegjël dhe ne nuk e kemi luksin të mbysim ndjenjat kombëtare, e sidomos në këto kohë të paqëndrueshme, ku era e luftës po fryn fort. Mirëqenien ta siguron pasaporta europiane, por mbijetesën ta garanton pasaporta shqiptare dhe atë pasaportë e mban shteti shqiptar.
Na duhet një shtet shqiptar që të ketë një qeveri me guxim, ndershmëri dhe punë, që të respektojë historinë, lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Garancia e mbijetesës sonë nuk janë marrëdhëniet e gjunjëzuara ndërkombëtare, por ekzistenca e shqiptarëve që janë gati të japin gjithçka.
Ti mund të bësh çfarë të duash në këtë botë, por mos harro: Familjen dhe Kombin ta ka zgjedhur Ai lart.
#erjonbacaj
6 months ago | [YT] | 3
View 0 replies
Gota News Albania
Nëse zgjedhjet mbahen sot, kë do të votoni?
#sondazh #zgjedhjet2025 #adriatiklapaj #edirama #saliberisha
9 months ago | [YT] | 19
View 5 replies
Gota News Albania
Qytetarët nga lagjet periferike të Tiranës kanë nisur të publikojnë pamjet skandaloze të plehrave dhe mbetjeve urbane.
Është e dukshme që Bashkia Tiranë, bashkë me partnerët e saj që janë të përfshirë në skandalin e inceneratorëve, po dështon në një nga detyrat e saj parësore siç është pastrimi i qytetit.
E vetmja forcë politike që ka ngritur shqetësimin e qytetarëve është Shqipëria Bëhet me përfaqësuesit e saj.
#videoviral #photo #gotanewsalbania #tirana #plehrat #bashkiatirane #fyp #fypシ゚viral #shqiperiabehet
1 year ago | [YT] | 5
View 1 reply
Gota News Albania
Pamje nga nisja e marshimit protestë nga sheshi Skënderbej për në Kryeministri
#marshimiproteste #drejtesipereglin #shqiperiabehet #gotanewsalbania
1 year ago | [YT] | 2
View 0 replies
Gota News Albania
Edona Haklaj: Pushteti dhe bandat janë mësuar që familjeve të viktimave, t'i vjedhin të vërtetën
#edonahaklaj #marshim #proteste #shqiperiabehet #drejtesipereglin
1 year ago | [YT] | 1
View 0 replies
Gota News Albania
📌Nesër marshojmë për Eglin!
📌Nesër marshojmë për jetën!
📌Nesër marshojmë për sigurinë!
📌Nesër marshojmë për drejtësinë!
📌Nesër marshojmë kundër krimit!
📌Nesër marshojmë kundër gangove me pushtet!
📍Takohemi nesër, ora 19:30 në Sheshin 'Skënderbej' për të vazhduar drejt Kryeministrisë.
1 year ago | [YT] | 0
View 0 replies
Gota News Albania
Marshim Proteste/ Nga Sheshi Skenderbej te Kryeministria - 19 Gusht, ora 19:30
#proteste #marshim #shqiperiabehet #perjeten #perdrejtesine #persigurine #kundergangove #gotanews #gotanewsalbania
1 year ago | [YT] | 4
View 0 replies
Gota News Albania
A do merni pjesë ne marshimin protestë diten e hënë, 19 gusht, ora 19:30
#sondazh #proteste #egliproga #vrasjanepogradec #marshim #proteste
1 year ago | [YT] | 17
View 8 replies
Gota News Albania
Te henen, 19 gusht, ora 19:30 nis marshimi proteste nga Sheshi Skenderbej te Kryeministria per vrasjen e qytetarit ne Pogradec, qe policia tentoi ta kalonte si vdekje aksidentale.
#proteste #lajme #gotanews #gotanewsalbania #19gusht #sheshiskenderbej #kryeministri
1 year ago | [YT] | 8
View 0 replies
Load more