Breaking News, Latest News and Videos


Intervista

Pogradec: 12-vjeçarja përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Piskupat në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar katër muaj më parë nga një 67-vjeçar nga i njëjti fshat. Rasti u bë i ditur vetëm tani, pasi vajza rezultoi shtatzënë katër muajshe.

Viktima nuk kishte treguar ngjarjen më parë për prindërit, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse fliste. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së 67-vjeçarit, ku autori e ka lidhur dhe përdhunuar me forcë.

E mitura është pyetur nga prokuroria në praninë e psikologut, duke rrëfyer detajet e ngjarjes. Prindërit e vajzës e dërguan për vizitë mjekësore pasi vunë re ndryshime në trupin e saj, dhe mjekët konfirmuan shtatzëninë.
Policia ka arrestuar autorin, i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjysh. Vajza ndodhet nën kujdesin e familjes dhe psikologëve për mbështetje psikologjike. Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autoritetet janë duke ndjekur procedurat për ndjekjen penale të plotë të autorit.

Është publikuar foto e Rushan Selkos, të akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçareje në fshatin Piskupat të Pogradecit, ngjarje që ka tronditur komunitetin lokal.

Sipas familjarëve të vajzës, autorin e dyshuar e njihnin dhe kishin miqësi të hershme me të; dy familjet rrinin shpesh në shtëpitë e njëra-tjetrës dhe nuk kishin dyshuar se diçka e tillë mund të ndodhte.

Ata shprehen se janë në gjendje të rënduar emocionale dhe ndihen të turpëruar për ngjarjen, duke kërkuar që drejtësia të veprojë sa më shpejt.

1 month ago | [YT] | 6

Intervista

Prezantimi i planprogramit për mandatin e ardhshëm qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

1 month ago | [YT] | 1

Intervista

Listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e dhjetorit në Kosovë

3 months ago | [YT] | 4

Intervista

Luana Vjollca
Miami, Florida.

3 months ago | [YT] | 19

Intervista

Mbledhje komemorative për nder të jetës dhe krijimtarisë artistike të Shpat Kasapit!

3 months ago | [YT] | 0

Intervista

Mbledhje komemorative për nder të jetës dhe krijimtarisë artistike të Shpat Kasapit!
VIDEO: https://youtu.be/tobWIBoksJU

3 months ago | [YT] | 53

Intervista

Vdekja e Daorsa Spahijës në Tetovë: Miku i saj rrëfen kërcënimet dhe shantazhin nga i dashuri

4 months ago | [YT] | 0

Intervista

LETËR PUBLIKE NGA BURGU
Fadil Fejzullahu

“Kur populli digjej, ti rrije larg.”

Ali Ahmeti, ti dhe njerëzit përreth teje nuk përfaqësoni më asgjë për mua. Ju nuk jeni udhëheqës, nuk jeni përfaqësues, nuk jeni zëri i popullit shqiptar – jeni vetëm hijet e një mashtrimi të madh që zgjat prej vitesh.

Në ditën më të zezë për shqiptarët e Kumanovës, kur djem të rinj po vriteshin në emër të një loje të ndyrë politike, ti nuk pate guxim as të afrohesh, as të thuash të vërtetën, as të ndash dhimbjen me popullin tënd. Heshtja jote nuk ishte thjesht frikë – ishte bashkëfajësi.

Njerëzit e tu – ata që pasurohen nga sistemi dhe heshtja – sot flasin në emrin tonë, por nuk jetojnë me ne, nuk vuajnë me ne, nuk kanë as dhimbje, as ndërgjegje. Ju s’e dini çfarë është nderi, sepse e shitët për pushtet. S’e dini çfarë është drejtësia, sepse e harruat qëllimisht.

Unë nuk harroj. Populli nuk harron. Kumanova nuk harron.

Dhe një ditë, e vërteta do të ju ndjekë deri aty ku s’mund të fshiheni më.

Nëse nuk ishe organizator direkt i tragjedisë së Kumanovës, ishe bashkëpunëtor me heshtje, përfitues me heshtje – dhe tradhtar me vetëdije.

Jo për hakmarrje. Por për drejtësi

10 months ago | [YT] | 0

Intervista

RESTORANT- KORAL
TETOVA-DURRËS
Kërkon te punësojë
.Kuzhinier /ndihmës
•Zgarist •Tiganist
•Picier
•Kamarier (të njohë gjuhën
angleze)
•Banakier
•Lavapjatës
•Sallatjer
Me eksperiencë
Ushqimi dhe akomodimi falas
nga punëdhënsi
Kontakt:
00355682432809

10 months ago | [YT] | 3