Hoxhe Zejdi Bardhoshi

Ky është kanali im ne youtube 🌹

Mund ti bashkoheni 🌹

Jeni gjithmonë të mirëpritur!


Zejdi Bardhoshi

Motër e nderuar, bëje shtëpinë tënde si një xhenet për familjen tënde. Kujdesu për pastërtinë, bukurinë, aromën e këndshme dhe mirëmbajtjen e saj, sepse këto sjellin qetësi dhe rehati.

Allahu i begatoftë shtëpitë tona me paqe, bereqet dhe lumturi. Amin. 🤲

3 days ago | [YT] | 89

Zejdi Bardhoshi

Shtoje shoqërinë me të mirët, më e pakta që do të fitosh është një lutje e sinqertë prej tyre pasi të vdesësh.

Ibn Ebi Dunija

4 weeks ago | [YT] | 57

Zejdi Bardhoshi

Hasen el-Basriu Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kam lexuar në nëntëdhjetë vende në Kuran se Allahu i ka caktuar dhe i ka garantuar furnizimet për krijesat e Tij, ndërsa në një vend të vetëm kam lexuar:
‘Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme.’
E megjithatë, shumë njerëz dyshojnë në fjalën e të Vërtetit në nëntëdhjetë vende dhe i besojnë gënjeshtarit në një vend të vetëm!”

Kamuu el-hirs bi zuhd we el kaneah | El-Kurtubiu.

2 months ago | [YT] | 82

Zejdi Bardhoshi

Prej afërsisë me Allahun është:
Qëndrimi i palëkundur në adhurim dhe bindje ndaj Allahut, pavarësisht ndryshimit të rrethanave ose vështirësive. Kjo është një nga parimet e rëndësishme:

"Gëzimi nuk duhet të shpërqendrojë nga praktikat e përditshme.
Trishtimi nuk duhet të ndalojë përkushtimin ndaj adhurimit."

Shembulli i Profetit Ejub:
Allahu e lavdëroi për durimin e tij:
"Ne e gjetëm atë të durueshëm." (38:44)

Kjo është shenjë e përzgjedhjes dhe dashurisë së Allahut.

3 months ago | [YT] | 135

Zejdi Bardhoshi

• 99 emrat e Allahut •
3. El Eala (الْأُعْلَى) - (Me i larti)
Është përmendur në fjalën e Allahut:
“Madhëroje emrin e Zotit tënd, Më të Lartit.” (El A’la: 1)

3 months ago | [YT] | 376

Zejdi Bardhoshi

• 99 emrat e Allahut •
2. El Ehad (الأحد)
Është përmendur në fjalën e Allahut:
“Thuaj, Ai, Allahu eshtë Një, i Vetëm.” (El Ihlas: 1)

3 months ago | [YT] | 292

Zejdi Bardhoshi

3 months ago | [YT] | 527

Zejdi Bardhoshi

Lutu… lutu 💌
Lutu derisa të të përgjigjet duaja! ✨
Ose derisa ta kuptosh pse të është ndaluar. ❤️‍🩹
Ose derisa mbi ty të zbresë qetësia.
Dhe të gjitha këto janë mirësi. 🌧🌱

3 months ago | [YT] | 127

Zejdi Bardhoshi

Islami na mëson të jetojmë në paqe me jomuslimanët; kjo është e synuar dhe e kërkuar. Por duhet ta dimë se urimi i tyre për festat fetare nuk është pjesë e mësimeve të Islamit dhe normalisht, nuk lejohet. Nuk duhet ngatërruar respekti dhe sjellja e mirë me miratimin e riteve që bien ndesh me besimin tonë.

6 months ago | [YT] | 150

Zejdi Bardhoshi

Rri i qetë!
Allahu nuk e harron një zemër e cila i është drejtuar Atij.

6 months ago | [YT] | 193